Ka disa materiale që përdoren për të prodhuar implantet, dhe përzgjedhja e tyre bëhet sipas nevojave të pacientit.
Janë implantet më të perdorura. Implantet dentare të titanit mund të prodhohen në forma dhe gjatësi të ndryshme. Kjo i lejon dentistit të përdorë lloje specifike të implanteve dentare me titan dhe ti vendosë tek pacientët me specifika të ndryshme. Implantet e titanit janë rezistente dhe mund të prodhohen në dimensione të vogla për t’iu përshtatur pacientëve me nofulla të ngushta.
Titani është jo-toksik për organizmin e njeriut. Në raste të rralla, më pak se 1% e pacientëve mund të ketë reaksion alergjik nga titani, dhe në këto raste, këto lloj implantesh nuk mund të përdoren.
Zirkoni është një material porcelani i bardhe, jo-toksik dhe mjaft i fortë. Është i përshtatshëm për pacientet që kanë alergji nga titani. Në mënyrë që të kenë sa më shumë qëndrueshmëri në nofull, këto implante janë me përmasa më të mëdha se implantet e titanit, dhe për pasojë kërkojnë më shumë hapësirë për tu vendosur. Kjo i bën të papërshtatshëm për pacientët me nofull të ngushtë. Ngjyra e zirkonit është e bardhë, çka i bën më të përshtatshëm për pacientët me gingiva të tërhequra (të regreduara).
Zakonisht pasi pacienti humbet një dhemb në një zonë të nofullës, kocka poshtë saj fillon të pakesohet (rezorbohet). Kjo ndodh për shkak të mungesës së stimulit mekanik që në kushte normale transmetohet përmes rrënjës së dhëmbit. Implanti dentar është një ndër të paktat teknika që frenon humbjen e trashësisë së kockës, pikërisht pasi bën të mundur transmetimin e stimulit mekanik. Nëse humbja kockore nuk frenohet, dhëmbët përreth zonës nisin të humbasin qëndrueshmërinë, prishen dhe mund të bien. Kjo e zgjeron akoma më shumë zonën e humbjes kockore. Në këtë mënyrë humbja kockore shtrihet në të gjithë nofullën, duke çuar në atrofi të nofullës. Prandaj është shumë e rëndësishme zëvendësimi i dhëmbëve që bien.
Ne fazën e parë pacienti i nënshtrohet një ekzaminimi të kujdesshëm për të përcaktuar densitetin kockor të nofullës. Nëse trashësia e nofullës është e mjaftueshme pacienti mund ti nënshtrohet menjëherë vendosjes së implanteve.
Procedura nis me anestezi lokale, që siguron që pacienti mos të ketë dhimbje gjatë proçedurës, dhe sipas kërkesës së pacientit edhe me sedacion. Sedacioni krijon tek pacienti një ndjesi relaksi dhe qetësie dhe e bën më të lehtë kryerjen e proçedurës. Hapi tjetër është prerja e pjesës së sipërme të mishrave të dhëmbëve (gingivave) dhe hapja e kanaleve ku do vendosen implantet. Pas kësaj mishrat e dhëmbëve qepen sërish dhe merren masat për vendosjen e elementeve provizorë. Këto të fundit do të mbahen nga pacientët deri sa implantet të integrohen plotësisht me kockën përreth. Pacienti mund të rikthehet në shtëpi dhe duhet të ketë kujdes që të mos ushqehet me ushqime të forta.
Faza e dytë nis pasi implanti është konsoliduar mirë. Pacientit i hiqen elementët provizorë dhe vendosen elementët përfundimtar.