Na kontaktoni tani për një konsultë FALAS me Dr. Eda Malo dhe e filloni rrugëtimin tuaj drejt një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur!
Maskerinat Nuvola janë një teknologji inovative e krijuar për të drejtuar dhëmbët dhe për të përmirësuar buzëqeshjen tuaj pa braketa.
Duke përdorur imazhe të avancuara kompjuterike 3D për të krijuar një model dixhital të dhëmbëve tuaj, Dr. Eda mund të krijojë një plan për të gjithë trajtimin tuaj para se të fillojë. Më pas, duke përdorur një sërë maskerinash transparente të krijuar vetëm për ju, ne do t’i vendosim dhëmbët tuaj në pozicionin e dëshiruar. Çdo maskerinë mbahet rreth 7-14 ditënë varësi të udhëzimeve të Dr Edes, derisa trajtimi juaj të përfundojë dhe të arrihet buzëqeshja juaj e dëshiruar.
Bashkëpunëtori ynë i ngushtë në këtë metode është Nuvola, një ndër kompanitë leader ne Itali në fushën e maskerinave transparente.
Dr Eda, e specializuar në ortodonci dhe në ortodoncinë me clear aligners, do të ndjekë trajtimin tuaj dhe do të sigurohet që të realizojë një plan trajtimi të përshtatshëm për cdo pacient dhe do të kryejë ndjekjen e trajtimit në mënyrë që të jetë i sukseshëm si nga ana estetike dhe nga ana funksionale.
Maskerinat Nuvola janë një zgjedhje popullore për këdo që është i interesuar të përmirësojë buzëqeshjen e tyre pa tërhequr vëmendjen për faktin se ata janë në trajtim.