Dr Eda Malo

Si të kujdeseni për maskerinat tuaja

Blog

Një pjesë e rëndesishme e trajtimit ortodontik me maskerinat transparente është dhe pastrimi i duhur i tyre. Edhe pse janë të lëvizshme dhe kjo lehteson ruajtjen e një higjene të përshtatshme dentare, maskerinat qendrojnë në gojë pjesën më të madhe të dites, rreth 22 orë, ndaj me kalimin e kohës keto maskerina grumbullojnë një film te padukshem me debris dhe baktere të cilat irritojnë gingivat tuaja dhe mund të japin shqetësime. Ndaj, një pastrimi i mirë dhe i rregullt është i nevojshëm.

Cila është metoda më e mirë për pastrimin e tyre?

Studimet këshillojnë një pastrim të mirë mekanik nëpërmjet një furce të butë. Ideale do të ishte pastrimi me një detergjent të përshtatshëm për këto aparate. @Nuvola ofron për pacientët kitin e posacëm të pastrimit i cili përmban një dëtergjent të lengshëm antibakterial dhe furcën e pastrimit.
Në mungesë të këtij detergjenti një opsion do të ishte peroksidi i hidrogjenit. Përzieni pjesë të barabarta uji dhe peroksidi dhë zhysni aty maskerinat tuaja. Lëreni të veprojë për disa minuta dhe më pas furconi më furcë maskerinat. Ne fund, pasi ta shpëlani, nëse do ta vendosni tek kutia juaj mos harroni ti thani maskerinat me një letër të pastër. Prania e lagështirës gjatë kohës që maskerina qëndron në kuti stimulon grumbullimin e baktereve dhe si rrjedhojë kjo krijon aromë të keqe tek maskerinat tuaja.
Në fund, mos harroni të ndiqni takimet me dentistin.
Maskerinat transparente kërkojnë një ndjekje të vazhdueshme nga mjeku ortodont në mënyrë që ky trajtim të rezultojë i suksesshëm.

Post Tags:

Rreth Meje

Dr Eda Malo është mjeke stomatologe e specializuar në Itali në fushën e Ortodoncisë dhe dentistrisë estetike.

Na ndiqni

Keni një pyetje?

Na kontaktoni tani për një konsultë FALAS me Dr. Eda Malo dhe e filloni rrugëtimin tuaj drejt një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur!