November 21, 2023
detinamalo1996
Blog
Eshte procedure qe perdoret per te zbardhur dhembet dhe per ti rikthyer shkelqimin e tyre natyral. Kjo arrihet ose permes ndryshimit te ngjyres se brendshme ose pemes heqjes se njollave te jashtme.
Dhembet qe kane njolla ne te verdhe, i pergjigjen me mire zbardhimit profesional dhe kane nje rezultat mjaft te mire. Njollat me ngjyre me te erret (gri ne te erret, ose te zeze) jane me rezistente ndaj zbardhimit dhe mund te kerkojne disa seanca zbardhimi. Nje alternative e mire per ti elemunuar mbetet perdorimi i kurorave te zirkonit ose te fasetave.
Perse keshillohet zbardhimi profesional i dhembeve?
Kjo procedure perdoret ne d
– [ ] Ndryshimi i ngjyres per shkak te pllakes dentare, gurezave ose probleme te tjera te shendetit. Ne disa raste nuk mund te arrihet nje ndryshim i plote i ngjyres se dhembit por mund te behet nje ndryshim i nuances se tij, duke shtuar shkelqimin.
– [ ] Fshehja e shenjave te plakjes. Me kalimin e viteve, shtresa me e jashtme e dhembit ,Enameli, qe eshte shtresa qe i jep shkelqimin. gradualisht konsumohet. Kjo e predispozon dhembin qe te ndryshoje ngjyren. Zbardhimi profesional eshte nje menyre shume e mire per te frenuar keto efekte dhe per te mbajtur nje buzeqeshje te bukur dhe te shendetshme
– [ ] Fshehja e shenjave te duhanpirjes. Pirja e duhanit demton dhembet, dhe shkakton edhe zbehjen e ngjyres se tyre
– [ ] Per te rritur vetebesimin dhe per te zbukuruar buzeqeshjen
Sa zgjat efekti i zbardhimit?
Kohezgjatja e efektit nuk eshte e perhershme dhe varet shume nga kujdesi qe tregon pacienti. Pacientet te cilet evitojne konsumimin e ushqimeve dhe pijeve me pigmente, mund te ruajne rezultatet e zbardhimit deri ne 12 muaj.
A ka efekte anesore?
Dy efektet anesore me te zakonshme jane ndjeshmeria e shtuar dhe pezmatimi i mishrave te dhembeve, qe fatmiresisht jane te perkohshme dhe zgjasin nje deri tre dite.
Çfare mund te behet per te zgjatur sa me shume efektin e zbardhimit?
Disa keshilla te vlefshme jane:
– [ ] Perpiquni te perdorni pip kur konsumoni lengje me pigmente te forta psh kafe, çaj etj.
– [ ] Sapo te perfundoni konsumin e ushqimeve apo pijeve me pigemente te forta, shperlani direkt gojen
– [ ] Lani dhembet me furce te pakten dy here ne dite dhe perdorni fillin interdental te pakten 1 here ne dite
– [ ] Perdorni paste dhembesh speciale te zbardhimin e dhembeve maksimumi nje ose dy here ne jave per te hequr njollat ne siperfaqe te dhembit dhe per te parandaluar zverdhjen e dhembeve
Post Tags:
Dr Eda Malo është mjeke stomatologe e specializuar në Itali në fushën e Ortodoncisë dhe dentistrisë estetike.